Patrulla civile në rrugët e Tiranës do të jetë e pajisur me radarë për të monitoruar dhe regjistruar tejkalimet e shpejtësisë.
Lajmin e bën me dije policia e kryeqytetit e cila thotë se nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt!”-njofton policia.
Rastet e tejkalimit të shpejtësisë në kryeqytet janë të shpeshta, duke u bërë burim aksidentesh deri në humbje jete.
Top Channel