Në pamje nga porti i Ota-Porto, në jug të ishullit francez Korsika, pranë gadishullit Apenin, shiheshin dëmet e shkaktuara nga stuhia që ka përfshirë jugun e Evropës, me barka e makina të përmbysura dhe shtëpi e biznese të përfshira nga ujërat.
Reshjet e dendura të stuhisë në disa vende sollën gjithashtu trazira të transportit ajror, tokësor e detar.
Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën në rajonin italian të Toskanës qe ishte me i goditur dhe dy persona u vranë në aksidente rrugore në Shqipëri, që besohet se janë të lidhura me stuhinë.
Mbrojtja civile e Italisë tha se 200 milimetra shi ranë brenda tri orëve, nga qyteti bregdetar i Livornos deri në luginën e brendshme të Mugello, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtretërit.
Pemët e rrëzuara nga erërat e stuhishme shkaktuan shumicën e vdekjeve në Evropë.
Nga rrëzimi i pemëve, më herët, u mbyt një shofer kamioni në rajonin Ain të Francës veriore. Autoritetet franceze njoftuan gjithashtu për vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Avro.
Top Channel