Gabimet e PS-së/ Rama replikon në distancë me Erion Baçen: Po hajde mor këtu, ai rri atje se ka hallin e Juventusit

03/11/2023 18:10

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, nuk ka kursyer as batutat në drejtim të deputetit socialist Erion Braçe.

Teksa po fliste për rëndësinë e Partisë Socialiste në historinë moderne të Shqipërisë për nga kapaciteti shtetbërës, Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”.

Teksa hoqi një parale midis figurës së tij si kryeministër dhe ish-numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, Rama tha se padyshim gabimet që mund të bëjë një udhëheqës i vendit janë në dukje më të mëdha për shkak të pozicionit që ai ruan.

Me nota humori, Rama i bëri thirrje Braçes të afrohej më pranë kryeministrit gjatë Asamblesë, duke shtuar se ka ardhur koha që fitoret e Juventusit “t’i kompensojmë me fitoret e reja të PS”.

“Që pandëshkueshmëria nuk është një mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm, kjo ndodhë vetëm sepse është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Askush tjetër, askush tjetër. As ata që ishin as ata që duan të jenë nuk e kanë këtë kapacitet. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në AND-në e vetë sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca; një që ka shkatërruar dhe një që ka ndërtuar.

PS mund të ketë bërë gabime të mëdha sepse sa më i madh të jesh, edhe gabimet më të mëdha i bën. Sepse pashë Erionin atje. Po të bëjë unë të njëjtin gabim me Erionin, gabimi im duket më i madh se i Erionit.

Po hajde mor këtu, ç’rri atje. Mu duke si një grup rinor që do të futesh në parti. Erioni rri atje sepse ka hallin e Juventusit. I kam thënë që ka ikur koha jonë si Juventus për këtë periudhë, por po e kompensojmë me fitoret e reja të PS. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri. Nuk ka pasur, nuk ka dhe më besoni nuk do të ketë për një periudhë të caktuar kohe. Ky është kapaciteti shtetbërës”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA