Dronët amerikanë mbi qiellin e Gazës, në kërkim të pengjeve të marra nga Hamasi

03/11/2023 18:11

Dronët e mbikëqyrjes amerikane po fluturojnë mbi Gaza për të ndihmuar në kërkimin e pengjeve të marra në fillim të luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor.

Zyrtarët amerikanë raportuan fluturimet që po zhvillohen prej më shumë se një jave.

Një raport i veçantë nga New York Times tregoi se dronët “MQ-9 Reapers” të paarmatosur kanë funksionuar kryesisht në Gazën jugore.

BBC shkruan se disa nga fluturimet janë konstatuar nga gjurmuesit qiellorë.

Dronët “MQ-9 Reaper” janë përdorur gjerësisht nga ushtria amerikane në Irak, Afganistan dhe Siri, gjithashtu përdoren nga Forcat Ajrore Mbretërore dhe ushtria italiane.

Top Channel