“Drejtësinë e re e solli Amerika, ka një ‘skap’ të kapur nga Edi Rama”/ Kryeministri në Asamblenë e PS: Dy pozicionet janë të pavërteta

03/11/2023 17:46

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të mbajtur në Fier theksoi se ‘reforma për drejtësinë’ është propozuar nga PS në vitin 2008, kur në qeveri ishte PD.

Ai theksoi se më parë krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, kurse sot është tkurrur në vatra të caktuara, të cilat sipas kryeministrit do të shuhen me kalimin e kohës.

Kreu i qeverisë i cilësoi si fillimin e një fundit arrestimet e figurave të profilit të lartë të krimit të organizuar në vendin tonë.

Rama: Jemi në shifra jashtëzakonisht pozitive. Jemi vendi më numrin më të ulët të vjedhjeve në Evropë. Për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë me forcat e rendit, jemi sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar, dhe kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh t’i por kërkon shumë kohë, durim, sofistikim, krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, sot është tkurrur në vatra të caktuara, por me krijimin e SPAK dhe fokusimin tani të të dyja palëve, se deri dje thuhej policia, policia, aleati më i madh ka qenë prokuroria dhe gjykata, nuk ka qenë policia. Po të shikosh vetëm  disa statistika, sa kriminelë, po them për kriminelë vrasës, përdhunues sa prej tyre kanë ri kryer vrasje, përdhunime pasi policia i ka arrestuar, gjykatësit i kanë nxjerrë, janë qindra, dhe nga ana tjetër, vërtet ne kemi bërë hapa kundër krimit të organizuar, por kanë qenë hapa që nuk na kanë dhënë pozicion revanshi por ekuilibri, tani kemi hyrë në revansh shteti, jo qeveria, qeveria ka Ministrinë e Brendshme, Ministria e Brendshme ka policinë, shteti ka shërbimin e vet informativ, që është futur në një fazë komplet tjetër, edhe kundër krimit të organizuar edhe kundër korrupsionit, por tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profile të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, ka filluar fundi i pozicionit të themi të privilegjuar të krimit të organizuar. Do të jetë shumë e afërt koha, nuk flas për dekada, por kohë të shkurtër kur të gjitha këto vatra do të shuhen, të gjithë ata që i përkasin kësaj bote dhe që do të kenë kurajë të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia kanë mbathur, do përfundojnë si ata që janë provat e  se këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar. Këtë luftë që e kemi nisur dhe e kemi zhvilluar me 1001 vështirësira 10 vjet më parë, do ta fitojë shteti.

Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja ‘bota e nëndheshme’, ata do të kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe, mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, lufta e shtetit me krimin e organizuar do të bëhet me minjtë e nëntokës, jo nëpër mexhelise deri edhe nëpër fonde publike, kjo është mbase pak, por një nga gjërat më të sigurta dhe koha shumë shpejt do të flasë për këtë që po them, veprimi kundër krimit të organizuar do të jetë shembullor.

Ndërsa sa i përket luftës kundër korrupsionit nuk dua të shtoj ose përsëris gjëra që i keni dëgjuar me qindra herë, dua të them pak gjëra, këtu ka dy sipas meje, dy pozicione të dallueshme në mexhelisin e debatit publik, njëri është ‘drejtësinë e re e solli Amerika’, tjetri pozicion është ‘s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama’, të dyja këto janë të pavërteta, thjesht të pavërteta. Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë, kur është diskutuar çështja e drejtësisë, e reformës në drejtësi, dhe solla emrin e Fatmirit se ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po vazhdojmë të bëjmë e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh, për programin e 2013-ës, por e kemi nisur shumë kohë më parë jo si bisedë, e kemi nisur shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë, ka qenë dokumenti i propozuar nga Partia Socialiste në 2008-ën, në 2009-ën nuk arritëm dot të merrnim fitoren, na bëri mirë se pastaj u mësuam vetëm të fitojmë, pastaj ne kemi shkruar programin për një rilindje shqiptare, që u bë programi ynë elektoral i 2013-ës dhe e kemi në program.

Top Channel