Alarmi në mbrojtje, Milan rikthen në Itali mbrojtësin që aktivizohet në Premier League

03/11/2023 11:26

Milan është në emergjencë sa i takon repartit difensiv aty ku Pierre Kalulu pritet të mungojë për katër muajt e ardhshëm, ndërsa argjentinasi, Marco Pellegrino mund të jetë i padisponueshëm për dy muaj.

Në këtë listë është edhe Simon Kjaer i cili nuk ofron më vazhdimësi dhe problemet fizike e detyrojnë të ndalojë herë pas here.

Në këtë formë, Milan është duke pritur me padurim merkaton e janarit aty ku drejtuesit do të ndërhyjnë për t’i dhënë “frymëmarrje” trajnerit Stefano Pioli. Alternativat nuk mungojnë, por i preferuari i kuqezinjve është Jakub Kiwior. Polaku është pjesë e Arsenal dhe te Milan e pëlqejnë për shkak se mund të mbulojë thuajse të gjithë pozicionet e mbrojtjes, si një “xhol” i vërtetë.

Një tjetër plus është edhe fakti se lojtari i datëlindjes 2000 e njeh mjaft mirë kampionatin italian duke qenë se në të kaluarën është aktivizuar me Spezian. Te Arsenal nuk po gjen minutat e duhura pasi Mikel Arteta preferon dyshen Saliba dhe Gabriel, ndaj një rikthim në Itali mund të merret në konsideratë nga Kiwior.

Sakaq, nëse nuk ia dalin të bidin Arsenalin për një huazim të polakut, te Milan po studiojnë edhe pista të tjera duke nisur me Lloyd Kelly të Bournemouth, Juan Miranda të Betis apo edhe 19-vjeçarin e PAOK, Konstantinos Koulierakis. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA