Ultrasit e Marseille plagosën trajnerin e Lyon, Gattuso: Grosso ishte me fat, mund të humbiste syrin

02/11/2023 23:03

Ndeshja e fundjavës së shkuar mes Marseille dhe Lyon nuk u zhvillua pasi ultrasit marsejezë goditën me gurë autobusin e skuadrës mike. Nga ai sulm mbeti i plagosur trajneri i Lyon, Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij.

Tekniku italian rrezikoi jo pak duke qenë se plaga ishte shumë pranë syrit. Së fundmi, kolegu i tij te Marseille që është po ashtu një italian, Gennaro Gattuso theksoi se komunikoi me Grosson duke i theksuar se ishte me fat pasi për çështje centimetrash mund të humbiste syrin.

“Një ditë pas incidentit fola me video nëpërmjet telefonit me Grosson. Më erdhi shumë keq për të, ashtu siç do të më vinte për këdo që do të vihej në atë pozitë. Jam i trishtuar për mënyrën si shkuan gjërat, duhej të ishte një festë, por kaluam një situatë shumë të shëmtuar.

Për pak centimetra dhe Grosso do të humbiste syrin”, u shpreh Gattuso. Kujtojmë se ndeshja mes Marseille dhe Lyon është vendosur të luhet më datë gjashtë dhjetor./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA