![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Pasi u kthye sezonin e kaluar nga një dëmtim shumë i rëndë që e mbajti larg fushës për një kohë të gjatë, Ansu Fati u transferua në Premier League, në formë huazimi te skuadra e Brighton e trajnerit De Zerbi, në mënyrë që të rifitonte besimin dhe të gjente formën më te mirë.
Megjithatë e ardhmja e 21-vjeçarit ende duket se është në një pikëpyetje të madhe.
Mediet britanike raportojnë se sulmuesi me shumë mundësi do të shkojë në drejtim të Arabisë Saudite verën e ardhshme, me disa klube të Saudi Pro League që kanë filluar të shfaqin interes për të.
Top Channel