Rradhë të gjata për bukë në dyqanin e Nuseirat, të shkatërruar nga bombardimet në Gaza (fotot)

02/11/2023 19:32

Palestinezë në Gaza shiheshin sot në një radhë të gjatë jashtë dyqanit të bukës në Nuseirat, të shkatërruar nga bombardimet në Rripin e Gazës.

Pamjet e vrazhda të sjella nga rrjeti AFP tregonin dhjetra burra e gra që qëndronin në radhë në zonën qendrore të Rripit të Gazës, para disa dyqaneve të shkatërruara nga bombardimet e ushtrisë izraelite.

Të tjera ndërtesa dukeshin të paprekura teksa sulmet shkatërrimtare janë përqendruar në veri të Gazës, të shoqëruara me thirrje për largim të banorëve, si dhe me akuza për spastrim etnik nga kritikë e agjenci monitorimi.

Ndërkohë qindra banore të tjere janë larguar sot nga Gaza drejt Egjiptit teksa forcat izraelite vijojnë bombardimet e Gazës dhe sulmet në terren, në territoret e rrethuara palestineze, ku mijëra njerëz kanë vdekur.

Egjipti ka thënë se do të ndihmojë në evakuimin e 7,000 të huajve nga kalimi kufitar në  Rafah me Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, teksa nisej sot në një tjetër udhëtim për në Lindjen e Mesme tha se do të punojë për të evituar përshkallëzimin e konfliktit, sipas AFP.

FOTO GALERI
2/5
Ndërkohë qindra banore të tjere janë larguar sot nga Gaza drejt Egjiptit teksa forcat izraelite vijojnë bombardimet e Gazës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA