Real dhe Atletico Madrid janë gati për një “derbi” edhe në merkato, me skuadrat spanjolle që janë fiksuar pas talentit irlandez, Najemedine Razi.
Sipas asaj që raportohet nga “Irish Mirror”, si Real ashtu edhe Atletico janë vendosur në gjurmët e 17-vjeçarit, i cili aktivizohet me Shamrock Rovers, skuadër me të cilën ka luajtur edhe pesë ndeshje.
Razi, mesfushori sulmues me origjinë algjeriane, por që aktualisht përfaqëson Irlandën ka debutuar jo vetëm në kampionat, por edhe në kualifikueset e UEFA Conference League, ndërsa në Europianin e U-17 ishte deçiziv duke çuar Irlandën deri në fazën çerekfinale.
Megjithatë për Razin kanë shfaqur interesim edhe klube angleze si Arsenal dhe Chelsea, por dy ekipet madrilene mbeten në “pole-position”, ndërsa vera pritet të jetë shumë e “nxehtë” për të sepse me shumë mundësi do të bëjë një hap të madh në karrierë. /Supersport
Top Channel