Elon Musk i ka thënë stafit të X, dikur Twitter, se vlera e kompanisë së mediave sociale ka rënë në 19 miliardë dollarë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme nga 44 miliardë dollarë që ai pagoi për kompaninë vitin e kaluar.

Shifra e re doli në një memorandum të brendshëm që parashtronte planet për t’i dhënë punonjësve kapitalin e vet në biznes me 45 dollarë për aksion, siç u raportua fillimisht nga Fortune.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët se marrëveshja prej 54,20 dollarësh për aksion për të cilën Musk ra dakord në tetor të vitit 2022 dhe vjen pas 12 muajsh të trazuar për Twitter, i cili që atëherë është riemërtuar si X. Që kur bleu platformën, Musk ka qenë në një “luftë” të vazhdueshme për të rritur të ardhurat pas një rënie të madhe në shitjet e reklamave.

Që nga blerja e saj, Musk ka shkurtuar mijëra vende pune në një përpjekje për të ulur kostot, duke futur gjithashtu tarifa të reja. Twitter muajin e kaluar u hetua nga BE për shpërndarjen e përmbajtjes së dhunshme dhe dezinformatave në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Ndërkaq, për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i ka bërë thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë.

X ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar. Fjala është për funksionin e audio dhe video-thirrjeve. Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të ri. Ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një aplikacion për të gjithë, siç dëshiron pronari Elon Musk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA