‘Libani nuk ka nevojë për luftë me Izraelin’, thotë ministri francez gjatë vizitës (fotot)

02/11/2023 19:11

Ministri francez i forcave të armatosura Sebastien Lecornu vizitoi sot kontingjentin francez të forcave të OKB në fshatin jugor libanez të Deir Kifa.

Ai tha aty se “Libani nuk ka nevojë të hyjë në luftë me Izraelin pasi kjo do të kishte efekte përshkallëzuese për të gjithë rajonin”.

Në kufirin jugor të Libanit janë regjistruar përplasje thuajse të përditshme të armatosura, kryesisht të militantëve të Hezbollah me forcat izraelite, që prej nisjes së konfliktit brutal në Palestinë, me sulmin në Izrael më 7 tetor dhe bombardimet izraelite në Gaza që kanë vrarë mijëra palestinezë.

“Libani nuk ka nevojë të hyjë në luftë, kjo është më e pakta që mund të themi”, tha Lecornu në takimin me paqeruajtësit.

Rrjeti AFP thotë se në këmbimet e zjarrit në kufirin e Libanit ushtria izraelite ka lënë kanë lënë 66 libanezë të vrarë, sipas raportimeve 48 militantë të Hezbollah, shtatë civilë dhe një gazetar të agjencisë Reuters.

Ushtria izraelite thotë se ka humbur në këtë rajon tetë ushtarë dhe një civil.

Lecornu tha se nuk ka ndërmend të ndërpresë mandatin e paqeruajtësve përkundër zërave që sipas tij po përhapeshin.

Rreth 10,000 forcat paqeruajtëse të OKB në Liban veprojnë për ndalimin e konflikteve mes dy vendeve që mbeten teknikisht në luftë që prej pushtimit të Libanit nga Izraeli në 1982.

FOTO GALERI
1/3
"Libani nuk ka nevojë të hyjë në luftë, kjo është më e pakta që mund të themi”, tha Lecornu në takimin me paqeruajtësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA