Informaliteti ka qenë një problem i përhershëm i ekonomisë shqiptare, dhe në betejë me të gjitha qeveritë kanë dështuar që ta luftojnë.
Lufta ndaj informalitetit është luftë ndaj korrupsionit, pabarazisë sociale dhe ndaj mentalitetit për moszbatimin e ligjeve.
“Shqipëria është në vendnumëro për sa i përket luftës kundër informatitetit në punë. Niveli I informalitetit varion mes shifrave 40-45%. Dhe sektori me informalitetin më të lartë në Shqipëri është Bujqësia ku niveli i informalitetit, pra punës në të zezë, arrin deri 55%. Hapat që janë ndërmarrë së fundi janë taksimi I të vetëpunësuarve. Nëse një hidraulik sot do të tentojë që pagën e tij ta marrë përmes bankës, ai është I detyruar të paguajë 15% të vlerës tatim në burim. Ashtu sikundër një influencer, një person që fiton para nga platformat sociale është i detyruar që neës paga i kalon në llogarinë e tij bankare, është I detyruar t’i paguajë shtetit 15% tatim në burim, për të ardhurat që fiton nga Facebook, Instagram, Tik-Tok etj….
Pasojat e informalitetit janë mos marrja e një pensioni, dëmton buxhetin e shtetit, pasi nuk arkëton aq të ardhura që do të shkonin për investime publike në dobi të qytetarëve të vet. Dëmton ecurinë dhe zhvillimin e sipërmarrjeve për të ndërtuar modele standarde dhe modern me punonjësit e vet, dhe në fund informaliteti na dëmton duke na cenuar imazhin si vend në statistikat rajonale dhe evropiane duke na klasifikuar si bend banditesk ku të ardhurat qarkullojnë më shumë në të zezë, sesa në mënyrë të formalizuar”, tha Erion Muça, ekspert për punësimin.
Top Channel