Gazetari i Top Channel, Andi Malasi tregoi në emisionin “Top Story” dokumentet që u investiguan dhe që u hetuan nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Ai u shpreh se Top Channel ka realizuar një investigim të jashtëzakonshëm që materializohet në një dosje të mirëfilltë të Prokurorisë së Posaçme SPAK, sepse sipas gazetarit, dokumentacioni që është referuar rreth tre vite më parë nga Top Channel është gjithë linja që sot ka SPAK për çështjen.
Malasi: Dokumente në mënyrë zyrtare është shumë e vështirë t’i sigurojmë. Kjo që kam me vete është dosja e klubit “Partizani”. Këto janë siguruar nga programi Inside Story në Top Channel në mënyrë informale, jo në mënyrë zyrtare. Këtu ka dokumente zyrtare të shtetit shqiptar, Agjencisë së Kthimit të Pronave, vendime gjyqësore të ndryshme, të cilat janë pjesë e kësaj dosje. Këto dokumente i përkasin periudhës ku në pushtet ishte zoti Berisha. Të gjitha këto dokumente kanë qenë pjesë e një investigimi të transmetuar nga Top Channel vite më parë, sot pas tre vitesh materializohet dhe jo pak krenari unë them që Top Channel ka realizuar një investigim të jashtëzakonshëm që materializohet në një dosje të mirëfilltë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Nëse do ta shikoni dokumentacioni që është referuar rreth tre vite më parë nga Top Channel është komplet e gjithë linja që sot ka SPAK.
A janë ato 199 faqe? Që ne i kemi parë, i kemi lexuar se janë shpërndarë në whatsapp masivisht, pa diskutim që jo, aty janë me mijëra faqe të tjera, a ka dokumente që nuk janë zbuluar, ose që nuk janë referuar nga SPAK. Unë kam këtu me vete edhe dokumente arkivore, tq cilat sigurisht kërkojnë verifikim nga SPAK. Këto dokumente nuk janë origjinale se s’kishim si ti kishim, 1940, 1942, 1994 të Arkivës së Shtetit që i referohen truallit në kompleksin “Partizani”.
Top Channel