Tifozët e Brightonit po përjetojnë vitet më të bukura. Skuadra e Roberto De Zerbit argëton me futbollin e veçantë.
Teksa po garon për vendet e larta në Premier League dhe kalimin e fazës së grupeve në Europa League. Klubi ka arkëtuar shumë të rëndësishme gjatë viteve të fundit falë shitjeve, teksa ka aftësinë për të zbuluar e rritur të tjerë talente.
Drejtuesit kanë rinovuar sot me portierin Jason Steele. 33-vjeçari, pjesë e skuadrës prej vitit 2018, ka firmosur kontratën e re me Brightonin deri në 2026.
“Jam shumë i lumtur për Jason, ai është një portier i madh”, deklaroi trajneri De Zerbi, teksa fjalë të bukura tha edhe David Weir, drejtori teknik i klubit ishullor.
“Jason është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Qëndrimi, lidershipi dhe kontributi i tij i përditshëm për klubin kanë qenë një pjesë kyçe e përparimit tonë gjatë kohës së tij këtu. Jam i emocionuar që besnikëria dhe durimi i tij po shpërblehen”, u shpreh drejtuesi fantastik i Brightonit, i cili ndër vite po operon shkëlqyeshëm në merkato dhe menaxhim. /Supersport
Top Channel