Sa herë kemi shkuar në supermarket dhe të gjitha avokadot janë të pamundura për t’u përdorur në të njëjtën ditë, pasi mund të mos jenë pjekur. 

Shumë herë, edhe nëse kalojnë ditë, avokadot kanë raste që mund të mos kenë arritur atë konsistencë gjalpi dhe kremoze, e cila është idealja.

Ndonjëherë mashtrohemi dhe e presim para kohe dhe rezultati kur e kafshon dhe për nga shija dhe mbi të gjitha për nga tekstura është i pakëndshëm.

Por ka një truk që mund të na shpëtojë. A e dini se mund të “pjekim” një avokado të papjekur në vetëm një minutë? Gjithçka që do të na duhet është një mikrovalë.

Fillimisht, avokadot i presim në gjysmë për së gjati dhe i heqim bërthamën.

Më pas, mbuloni avokadon me një letër plastike ushqimore dhe futeni në furrë.

Do t’i ngrohim çdo herë për 30 sekonda, derisa të arrijnë teksturën që dëshirojmë. Sa më të forta dhe jeshile të jenë avokadot, aq më i mirë do të jetë rezultati.

Mund t’i përdorim menjëherë, por nëse jemi të shqetësuar për temperaturën e tyre, mund t’i vendosim në frigorifer për pak ose t’i lëmë të ftohen në temperaturën e dhomës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA