Vandalët britanikë pro-Palestinë thyejnë vetratat e Starbucks, lëshojnë insekte në restorantet McDonald, në protestë të qëndrimit për konfliktin (foto-video)

01/11/2023 15:42

Një grup vandalësh pro-Palestinë thyen mbrëmë xhamat e dyqanit Starbucks dhe të tjerë lëshuan minj e insekte në restorantet McDonald në Birmingham të Anglisë, duke bërë thirrje për bojkot ndaj bizneseve që mbështesin Izraelin.

Pamjet shokuese tregonin të rinjtë që thyenin me çekicë vetratat e kafenesë Starbucks në qendër të qytetit, ndërsa në restorantin McDonald, njerez të maskuar me flamur të kuq të bardhë, të gjelbër e të zi, lëshuan insekte e minj ne ambjentet e brendshme.

Video vjen pas disa veprimeve të ngjashme në Britani, teksa një ditë më herët një aktivist thërriti “Palestina e lirë!”  para se të zbrazte një kuti me minj në një restorant McDonald’s, gjithashtu në Birmingham.

Aktivistët pro-palestinezë bëjnë thirrje për bojkot të kompanive që mbështesin Izraelin siç janë korporatat McDonald e Starbucks. Muajin e kaluar Starbucks paditi sindikatën e punonjësve të saj  pas postimit të një mesazhi në rrjetin X ku shprehej solidaritet me palestinezët.


Ndërsa në Izrael dega e McDonald ka ofruar ulje për ushtarakët dhe forcat e sigurisë që përfshihen në operacionet në Palestinë.

Një zëdhënës i McDonald dha deklaratën e mëposhtme për rrjetin MailOnline: “Jemi të shokuar nga lajmet e pasakta për qëndrimin tonë ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme”.

“McDonald’s nuk financon apo mbështet qeveritë e përfshira në konflikt dhe degët tona lokale kanë bërë oferta biznesi me iniciativën e tyre”.

Në pamjet e publikuara në rrjet aktivistë që thërrisnin ‘Palestina e lirë’ dhe me ngjyra të flamurit palestinez në kokë, lëshonin një kuti të madhe me minj në restorantin McDonald’s.

Punonjësit dhe klientët dëgjohen në sfond që ulërasin teksa protestuesi dhe një tjetër që filmonte shihen që largohen me vrap.

Një ditë më parë një incident i ngjashëm ndodhi në një tjetër restorant në McDonald’s në Birmingham ku protestuesi pasi zbrazi kutinë e kartonit me minj, thërriti ‘Poshtë Izraeli’.

FOTO GALERI
2/3
Njerez të maskuar me flamur të kuq të bardhë, të gjelbër e të zi, lëshuan insekte e minj ne ambjentet e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA