Eksperienca e një viti më parë ku virusi i gripit u duk më agresiv dhe qytetarët që u prekën e kaluan jo lehtë, ka bërë që këtë vit të rendin për t’u vaksinuar.

Këtë e konfirmon dhe Instituti i Shëndetit Publik i cili deklaron se qytetarët më shumë po aplikojnë vaksinën anti-grip pasi 40% e dozave të siguruara janë aplikuar që në dy javët e para.

“Kërkohet më shumë vaksina e gripit momentalisht sepse të gjithë personat me probleme të imunitet ose janë mbi 60 vjeç e kanë aplikuar 4 doza të vaksinës së COVID-it dhe mendohet që janë të mbrojtur, kështu aplikojnë më shumë vaksinën e gripit sepse kjo është 4 valente dhe përmban shtame A dhe B, që qarkulluan vjet në vendin tonë. Vjet gjatë të sezonit të gripit patëm më shumë dominim të gripit sesa COVID-19”, u shpreh Rovena Daja, eksperte e ISHP.

Ndonëse në vend po qarkullojnë shumë viroza, ISHP deklaron se ende nuk kanë izoluar raste me grip dhe po kështu ka më pak raste me COVID.

“Aktualisht situata epidemiologjike e COVID-it është disi më e qetë në krahasim me muajt gusht apo shtator ku kishim një numër më të lartë të rasteve, megjithatë vëmendja nuk duhet hequr, pasi rastet mund të rriten meqenëse freskon dhe koha. Raste me grip nuk kemi kapur. Është pikërisht momenti për të aplikuar vaksinën ndaj gripit sezonal”, shtoi më tej ekspertja.

Vaksina e gripit  i jep efekte 2 javë pas aplikimit ndaj ekspertët thonë se kjo është periudha më e mirë për ta bërë për sa kohë ende nuk qarkullon grip në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA