U kapën 435 shpërndarës droge! 900 janë proceduar në gjendje të lirë, shumë të shpallur në kërkim

01/11/2023 12:09

Rritja e konsumatorëve të drogës është kthyer në një problem serioz në shumë shoqëri.

Në kryeqytet, ekspertët po ngrenë alarmin pasi mosha e përdoruesve të substancave të forta po ulet gjithmonë e më shumë dhe në repartin e toksikologjisë po paraqiten adoleshentë me varësi ndaj kokainës dhe heroinës. Për të zbehur këto efekte negative, Policia e Tiranës ka rritur forcën goditëse ndaj këtij fenomeni.

Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, Policia e Tiranës ka identifikuar mbi 1300 posedues droge, nga të cilët 435 janë arrestuar si shpërndarës, mbi 900 janë proceduar në gjendje të lirë dhe të tjerët janë shpallur në kërkim.

Dukshëm, shifrat tregojnë për më shumë persona të arrestuar dhe të proceduar se një vit më parë.

Pak kohë më parë, lufta ndaj shpërndarësve të drogës u shtri dhe në një operacion  kombëtar ku u sekuestruan: 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë, mijëra doza heroinë, qindra doza të drogave sintetike MDMA, ekstazi dhe GAB.

Ndërkohë që policia çdo ditë ndalon shpërndarës droge, në komisionet parlamentare pritet të shkojnë dy propozime që lidhen me  këtë vepër penale. Njëra nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që lidhet me amnistinë ku pritet të përfitojnë dhe personat që janë nën hetim apo të dënuar për shpërndarje narkotikësh dhe i dyti është nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që parashikon ashpërsim e dënimit për shpërndarësit e drogës pranë shkollave apo kur ua shesin lëndën narkotike të miturve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA