Për ditën e Mërkurë pritet një përmirësim i lehtë kushteve atmosferike për vendin tonë si pasojë e një situate pas frontale.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 19°C

në zonat e ulëta 11 deri 26°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA