Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare, raporton se këtë tur kryeministri ia ka dedikuar shpjegimit të Projekt Buxhetit 2024.

Ndalesa e parë e kryeministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.

Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të Projekt Buxhetit 2024. Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.

Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën.

Top Channel