“Detyra jonë e parë si muslimanë dhe si vende arabe, është të vendosim ndalimin e tregtisë së mallrave izraelite, ose të ndërgjegjësohemi për dërgimin e ushqimit apo karburanteve drejt Izraelit dhe ta ndalojmë”, tha sot ministri i jashtëm iranian Hosein Amir-Abdollahian teksa takonte homologun turk Hakan Fidan në Ankara.
Zyrtarët kërkonin reagim në kundërpërgjigje të bombardimeve të Izraelit mbi qytetin e Gazës që kanë shkaktuar mijëra viktima civile. Izraeli thotë se po godet militantë të Hamas pas sulmit të tyre në Izrael në fillim të muajit.
Edhe lideri supremi Iranit, Ayatollah Ali Khamenei nxiti sot vendet muslimane të ndalojnë tregtinë dhe eksportet e naftës te Izraeli, i cili bombardon pa pushim në Gaza që prej sulmit të Hamas më 7 tetor ku raportohet se u vranë mbi 1000 izrealitë.
Fushata e bombardimeve ka vrarë më shumë se 8000 palestinezë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë, thotë ministria vendose e shëndetësisë.
“Qeveritë islamike duhet të insistojnë për ndalimin e këtyre krimeve, vendet muslimane nuk duhet të bashkëpunojnë me regjimin sionist,” tha Khamenei duke bërë thirrje për ndalimin e eksporteve të naftës dhe ushqimeve drejt Izraelit.
“Bota muslimane duhet të kuptojë se cilët po bëjnë presion mbi Gazën, sepse nuk është vetëm regjimi sionist”, shtoi ai.
Top Channel