23/12 21:18
Berat Gjimshiti është padyshim një nga shtyllat kryesore të Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi nga lugina e Preshevës është një krenari për të gjithë sportdashësit shqiptar, teksa është nga më të mirët në rolin e tij në Serinë A. Muaji tetor është mbyllur me statistika për t’u duartrokitur për Berat Gjimshitin.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur si një nga futbollistët më të mirë të muajit tetor në Serinë A.
“Who Scored” e ka vlerësuar me notën 7.6 ecurinë e tij përgjatë këtij muaji. Me këtë vlerësim, Gjimshiti radhitet përkrahë Kostiçit, Açerbit Çiurias.
Top Channel