Fitoi titullin me Napolin, pezullohet për shkak të një hamburgeri

01/11/2023 11:10

Tanguy Ndombele fitoi Serie A sezonin e kaluar me Napolin, teksa gjatë verës nisi një tjetër huazim: në Turqi.

Mesfushori francez, pjesë e Tottenhamit deri në 2025, zgjodhi Galatasarayn, skuadrën kampione të Turqisë.

Aventura në Stamboll nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar, edhe për faj të tij dhe kequshqyerjes.

Ndombele ndodhet mbipeshë. Dhe deri tani numëron 7 ndeshje, nga të cilat vetëm një si titullar.

Së fundmi kanë nisur edhe “përplasjet” me trajnerin Okan Buruk. Debati nuk mungoi pas ndeshjes së Championsit ndaj Bayern Munchen.

Shkaku lidhet me ushqimin. Pas takimit, Ndombele porositi një hamburger në hotel, teksa u kap në “flagrancë” nga tekniku.

Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin. Deri në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike.

Gjithsesi, merkato e janarit po afron dhe nuk përjashtohet mundësia që Ndomebele të rikthehet te Tottenhami që në dimër./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA