Tensionet në Gjirin Persik, sporti pëson kolaps, pikëpyetje edhe për Finalissima
Disa deputetë të opozitës, mes tyre mbështetës të Berishës dhe të Gazment Bardhit të cilët janë përjashtuar, po tentojnë të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Në orën 10:00 ishte parashikuar që të niste Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të bëjë prezantimin e projektligjit për buxhetin 2014, ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, por duket se po pengohet nga deputetët e opozitës.
Mes tyre është edhe Gazmend Bardhi, i cili i është drejtuar krye parlamentares Lindita Nikolla: “Çfarë kam bërë unë për të mos marrë pjesë?”
PD bllokoi sallën e konferencës së kryetareve dhe nuk lejoi të zhvillohet mbledhja. Grupi i PS tentoi ta zhvillonte mbledhjen në salla të tjera, por nuk lejohen nga deputetët e opozitës.
Në fund ata tentuan të mblidheshin tek zyra e Lindita Nikollës, por as aty nuk u lejuan. Ata nuk lejuan as që ministri Mete të futej në sallë. Në këto kushte, mbledhja është shtyrë për në orën 13:00.
Deputet e PD-së, nuk lejojnë fillimin e mbledhjes së konferencës së kryetarëve për shkak të përjashtimit të deputetëve dhe mos përmbushjes së tre kërkesave kryesore.
Top Channel