Aktorja indiane tetë-muajshe shtatënë vdes papritur nga ataku kardiak (fotot)

01/11/2023 17:03

Një aktore e dashur televizive në Indi, Dr. Priya ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 35 vjeçare teksa ishte tetë muajshe shtatzënë, njoftojnë mediat vendase.

Nëna në pritje raportohet se vdiq teksa ishte në spital për të kryer një kontroll rutinë dje më 31 tetor, kur pësoi atakun e papritur kardiak që i mori jetën.

Doktorët arritën të shpëtojnë beben e sapolindur, thotë kolegu e të ndjerës Kishor Satya, me të cilin ajo ka punuar në serialin Karuthamuthu.

Ai shkruante për kolegen: Mbrëmë teksa po shkonim në spital, një pamje trishtimi ra mbi ne”.

Dr. Priya e cila ishte diplomuar si doktoreshë ishte një nga aktoret më të njohura në Indi. Mediat thonin se ajo punonte në spitalin Thiruvananthapuram, në shtetin jugor të Kerala.

Ajo besohet se kishte marrë pushime deri në kohën e lindjes, dhe për të kaluar kohë me familjen.

Vdekja e saj e papritur dhe e pashpjeguar është e fundit në një seri vdekjesh mes figurave televizive indiane.

Përveç sëmundjeve të papritura, vetëvrasjet kanë shënuar një rritje mes figurave të ekranit.

Të hënën aktorja indiane Renjusha Menon, kreu vetëvrasje në apartamentin që ndante me bashkëshortin Manoj, gjithashtu aktor, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Menon, e cila ishte 35 vjeçe kur vdiq, kishte luajtur disa role mbështetëse në serialet indiane.

FOTO GALERI
2/3
Doktorët arritën të shpëtojnë beben e sapolindur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA