Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti
Një video prekëse tregon momentin ku dy motra palestineze ribashkohen në Rafah, në jug të Gazës.
Julia, një vogëlushe 18 muajshe, u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar.
Motra e saj, Joury pesëvjeçare, gjithashtu u shpëtua nga rrënojat ishte duke u mjekuar për plagët e saj.
“Motra ime, e dashura ime,” qau Joury në momentin që kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar.
Të dyja ishin me familjen e tyre duke ngrënë drekë kur ndërtesa pranë tyre u bombardua, duke shkatërruar shtëpinë në të cilën ndodheshin, tha xhaxhai i vajzave.
Vajzat u trajtuan për lëndime në kokë dhe mbetën të frikësuara dhe të traumatizuara, shtoi xhaxhai i tyre. Më vonë ata u larguan nga spitali me familjen e tyre.
Top Channel