Një 23-vjeçar arriti të gjurmojë automjetin e tij që kushton 23,000 £ pasi iu vodh nga shtëpia e tij në Birmingham, duke përdorur Google Earth.
Jayy Robinson, u trondit kur pa hajdutët që kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin marrë çelësat e dy makinave të tij. Ai ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale dhe u shpreh se policia nuk ka bërë asnjë gjë për t’ia gjetur makinën e vjedhur.
“Unë do të shkoja në punë në orën 6 të mëngjesit, zbrita në katin e poshtëm dhe të dy makinat ishin zhdukur, u shkatërrova”, shkroi Jayy.
Një video, ku shihej makina e vjedhur u shpërnda në Snapchat dhe miku i Jayy e pa këtë. Hajduti i kërkoi 2000 £ për ta kthyer makinën. Shoku i Jayy-t, Xhemi një gjeni në teknologji arriti të bënte kërkime të ndryshme nga të dhënat që mori në videon e publikuar në Snapchat. Pas disa kërkimeve, dyshja arriti të gjente vendndodhjen e makinës. Ata përdorën Google Earth për të identifikuar rrugën e saktë, aty ku ishte parkuar automjeti. Djemtë thirrën policinë, e cila ndihmoi që makina që ndodhej gjashtë milje larg shtëpisë së Jayy, t’i rikthehej pronarit.
Jay tha: Nuk dija çfarë të thosha kur e pashë, u gëzova, provova çelësat e mi dhe makina u hap menjëherë, kështu që e dija se ishte e imja. Nuk e mendoja se do të ishin aq budallenj që ta linin makinën në të njëjtin vend, të paktën mendova se do të ishte në një vend tjetër.
Volkswagen Golf i Jayy, me vlerë 16,000 £, nuk është gjetur ende dhe policia po vazhdon kërkimet.
Top Channel