Po ashtu OBSH thotë se ekziston rreziku i “katastrofës së shëndetit publik” në Gaza. Dhe një tjetër agjenci e OKB-së – Unicef, e cila fokusohet te fëmijët – thotë se vdekjet e foshnjave të shkaktuara nga dehidratimi janë “një kërcënim në rritje”.
Gaza ka vetëm 5% të prodhimit të saj normal ditor të ujit, tha zëdhënësi James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Ai shtoi se fëmijët sëmureshin nga pirja e ujit të kripur dhe të patrajtuar.