Propozimi i qeverisë për rishpërndarjen e 46 miliardë lekëve me aktin e ri normativ në fund të vitit, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Akti parashikon rritje të ardhurash përtej parashikimeve, ashtu dhe rritje ekonomike, ndërsa mban të pandryshuar deficitin. Por deputetët ngritën shqetësime për ecurinë e përdorimit të fondeve buxhetore dhe investimeve publike

Thoni që ka rritje ekonomike, por sa është rritur mirëqenia në xhepat e qytetarëve? Pse nuk kishte një paketë për mbështetin e konsumit në aktin e ri normative?“-u shpreh deputetja e PD Sorina Koti.

Si paraqitet situata e borxhit publik? Kush janë arsyet që preken ministritë në aktin e ri normativ?”– u shpreh deputetja e PS, Antoneta Dhima.

PBB për banorë 14 mijë dollarë, në 2022 18 mijë dhe në 2024 projektohet 20 mijë. Ka pasur dy indeksime domethënëse të pensioneve vitin e kaluar dhe këtë vit, ku kemi pasur një nivel të pazakontë inflacioni. në total shuma e alokuar për indeksin e pensioneve i kalon 20 miliardë lekë. Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë është në përgjegjësinë e qeverisë një ndjekje e zbatimit të buxhetit, disiplinim buxhetor dhe fiskal dhe rialokim te ato zëra që kanë ecuri pozitive.”-tha ministri Ervin Mete.

Qeveria mori në konferencë 1.5 miliardë euro, sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin, sa borxh ka marrë, sa grante? pse nuk materializoi asnjë nga premtimet e konferencës së donatorëve? Pse është kjo paaftësi për investimet publike? pse nuk po zbatohet dhe programohen, si dhe të sjellë listën me investime publike“-tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Kemi efektin masiv të krusit të këmbimit, kur kursi ka goditur mbledhjen e të ardhurave. Sa njësi zbatuese të buxhetit nuk kanë realizuar shpenzimet? Te investimet publike sa është mosrealizimi deri në fund të shtatorit?“- shtroi pyetjet deputeti Erjon Braçe.

“890 milionë euro për rindërtimin, shpenzim që vendet e rajonit nuk e kanë pasur, i domosdoshëm për ndihmë te familjet e prekura. Të ardhurat kanë pësuar goditje nga faktorë të huaj, ishin projektuar të ardhurat në doganë me kurs tjetër dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë”– shtoi ministri Mete.

Akti normativ u miratua vetëm me votat e deputetëve socialistë, ndërsa opozita ishte kundër duke kërkuar një rishpërndarje ndryshe të të ardhurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA