Fundjava në Francë u njollos nga një incident që ul shumë imazhin e Ligue 1.
Ultrasit e Marseille sulmuan autobuzin e Lyon duke e goditur atë me sende të fortë dhe gurë. Nga xhamat e thyer mbeti i plagosur trajneri i Lyon, Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij.
Tekniku italian u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë pas plagëve të marra në afërsi të syrit. Së fundmi, Grosso reagoi për herë të parë në lidhje me këtë incident duke theksuar se të dielën mund të kishte ndodhur një tragjedi.
“Ajo që ndodhi të dielën mund të ishte një tragjedi dhe me siguri kështu është për sportin dhe për të gjithë ata që e duan këtë lojë. Uroj me gjithë zemër që të ketë qenë një leksion për të ardhmen tonë. I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe që më keni qëndruar pranë”, u shpreh Grosso.
Top Channel