Studentët e Mjekësisë janë kthyer në auditorë, duke zhvilluar mësimin normalisht, pas pothuajse një muaji bojkoti.

Që nga viti i parë deri në vit të gjashtë kanë zhvilluar mësimin normalisht deri në pritje të një përgjigjeje nga rektori i Universitetit Prof. Arben Gjata, nëse do të jepen apo jo kontrata më parë se sa të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

 “Ne presim mbështetjen e rektorit që deri në momentin e vendimit të gjykatës nuk do të detyrohemi të paguajmë tarifat apo të firmosim kontratat duke u mbështetur juridikisht nga vetë rektorati”, tha një studente.

Po përsa i përket orëve apo cikleve që ju keni humbur?

“Ne sot do të dorëzojmë shkresën zyrtare dhe rektori na ka mbështetur në këtë pjesë, nuk kemi patur penalizime, mungesa, humbje të orëve, të gjitha orët do të zëvendësohen. Sidomos ciklet që janë më problem sepse zhvillohen në periudha dy tre javore dhe këto cikle do të zhvillohen”, u përgjigj ajo.

Çfarë dege jeni?

Studenti: Viti i parë, Mjekësi e Përgjithshme.

Ju jeni kthyer në mësim?

Studenti: Studentët e vitit të parë kanë qenë në bojkot prej një muaji dhe në momentin që morëm një përgjigje nga rektori u vendos që të gjithë të kthehemi në mësim. Normalisht të gjithë vitet sot janë në mësim. Jemi kthyer të gjithë në mësim nga viti i parë në vitin e gjashtë.

Por studentët e kanë edhe një plan B për çdo rast.

Ne presim garancinë e rektorit dhe nëse nuk respektohet ne vijojmë me protesta”, tregon një tjetër student.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ketë një vendim në disfavor ne do të konsultohemi me avokatët tanë dhe do të vendosim, çdo gjë mbetet e hapur”, tha studentja e mjekësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA