Formula 1/ Norris drejt titullit të parë kampion Bote, britaniku dominon Brazilin dhe shkëputet në krye, Verstappen ngjitet në podium
Kevin De Bruyne është padyshim një nga futbollistët që do të mbetet në historinë e Manchester City.
Belgu ka një meritë të madhe në sukseset e The Citizens në vitet e fundit duke u shndërruar në një udhëheqës për skuadrën e Pep Guardiolës.
Mirëpo, historia e tij mund të ishte ndryshe duke qenë se fillimisht De Bruyne ishte pjesë e Chelseat. John Terry kujton pak nga periudha e fantazistit tek Blutë e Londrës me ish-mbrojtësin që thekson se De Bruyne kishte një sjellje fëmijënore.
“Në atë kohë nuk ishte e lehtë të stërviteshe me De Bruyne. Luante shumë pak dhe ishte gjithnjë me humor të keq. Ishte si një fëmijë që shkon të luajë tek parku i lodrave, por asnjë nga fëmijët e tjerë nuk dëshiron të luajë me të.
E mbaj mend shumë mirë kur grindej me Samuel Eto’o. Ai e kritikonte shumë De Bruyne për shkak se nuk impenjohej sa duhej në fushën e lojës”, u shpreh Terry.
Top Channel