Vullnetarët paramilitarë marrin në dorë kufirin e SHBA duke kapur trafikantë e emigrantë, në mungesë të shtetit (fotot)

30/10/2023 21:50

Qofshin emigrantët, qofshin transportuesit e drogave, ish-ushtaraku Tim Foley, themeluesi i grupit të veteranëve vullnetarë ‘Arizona Border Recon’, thotë se po përpiqen të mbyllin ‘vrimat’ e hapura në kufirin jugor me Meksikën, thuhet në një reportash të rrjetit Daily Mail.

“Ata që kalojnë këtej janë ata që nuk duan të kapen”, thotë Foley duke shikuar pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura në pikat strategjike.

“Këta këtej janë nga ata që nuk shkojnë të dorëzohen te patrullat kufitare”.

Foley, është veteran i divizionit të 82-të ajror të ushtrisë.

Ai thotë se ka mbledhur njerëz duke formuar dy skuadra observimi, të cilat megjithëse nuk kanë fuqi arresti, patrullojnë shtigjet e fshehta kufitare që përdoren kryesisht nga trafikantët e drogave ose të emigrantëve, për të hyrë në SHBA.

Kur ata pikasin një kalim ilegal, Foley dhe ushtarët e tij thonë se qëndrojnë me të derisa vjen patrulla kufitare.

Zona është e mbushur me kodra kaktusesh dhe është larg pikës kufitare. Grupet e emigrantëve ilegalë drejtohen nga guidat e tyre si në rastin e Lukeville, ku DailyMail.com thotë se pa një grup prej 550 njerëzish që kishin kaluar pas hapjes së vrimave në gardhin kufitar.

Patrulla zyrtare kufitare thotë se tashmë janë kthyer në thjesht ‘babysitter’ për të ardhurit, duke u bërë atyre dokumentet dhe duke thirrur autobusët për t’i dërguar në qendra pritjeje.

Situata absurde e vërshimeve ne kufi nuk duhet se shqetëson Shtepine e Bardhe.

Numri total i të ardhurve muajin e kaluar në krizën kufitare në SHBA arriti rekordin prej 270,000.

Foley, i cili financon vetë operacionet duke punuar si marangoz thotë se pamjet e kamerave të tij kanë arritur deri në Pentagon.

Ai shton se ka kapur dhe persona që ishin të kërkuar për terrorizëm, ndërsa herë të tjera misionet e tij janë më humanitare, duke kapur e ndihmuar gra që ishin udhëzuar të takonin dikë në Tucson, që me siguri do të përfundonin në tregtinë e seksit.

Në një tjetër patrullim ai thotë se hasën në rreth 20 burra të armatosur.

“Ata na panë të veshur si ushtarakë dhe ndoshta menduan se jemi të ushtrisë, u kthyen dhe u larguan,’ thotë Ryan, një tjetër veteran me grupin vullnetar të Arizona.

Me pushkën e tij Bushmaster në krahë, Foley thotë se di si të luajë lojën me anëtarët e karteleve.

“Në fillim luajmë njëfarë kukafshehti. Ne duhet të dalim për t’i gjetur. Për këtë kemi kamerat, ndërsa pasi i zbulojmë loja kthehet në njëfarë shahu. Unë vendos gurët e mi para tyre për t’i bllokuar, ndërsa ata tentojnë të na bien rrotull”.

Foley ka nisur misionin e tij prej vitit 2011 dhe thotë se ka refuzuar shumë oferta nga trafikantët për të ndaluar punën e zbulimit, dhe për këtë ata kanë vendosur një çmim në kokën e tij.

Ai thotë se i ofruan fillimisht $15,000 në muaj për t’i treguar atyre se ku operonte grupi i tij. “por shefi i tyre u nevrikos me refuzimin dhe paratë i ofruan në një çmim prej $100,000 për kokën time”, thotë ish-ushtaraku.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA