Video/ Fansat e Matthew Perry, të përlotur i japin lamtumirën aktorit jashtë shtëpisë së ‘Friends’

30/10/2023 11:50

Shiu nuk i pengoi qindra fansa të “Friends” në Manhatan të bënin homazhe për Matthew Perry, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, duke lënë disa lule dhe shënime prekëse aty ku u filmua shfaqja.

“Ka qenë shfaqja ime e preferuar për aq kohë sa mbaj mend. Nuk mund ta imagjinoj ta shikoj tani pa u ndjerë thellësisht e trishtuar”, tha 29-vjeçarja Catherine Schmitt për Variety.

Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës së apartamenteve gjashtëkatëshe në West Village në qendër të Nju Jorkut, ku ndër të tjera shkruanin “ku të gjithë humbëm një mik” dhe shkrepnin foto të vendndodhjes së famshme.

“Ata ishin të gjithë miqtë tanë”, tha Hope Pace, e cila anuloi shfaqjen e saj për të nderuar aktorin.  “Faleminderit për gjithçka zoti Bing. Ai meriton të nderohet, e di që vuajti shumë”, tha ajo.

Edhe pse u shfaq në seriale dhe filma të tjerë si “Studio 60 on the Sunset Strip” dhe “The Whole Nine Yards”, Perry u identifikua me Chandler Bing-un e dashur dhe sarkastik, të cilin e luajti për dhjetë vjet në serial.

@dailymail Fans gathered in NYC to pay tribute to Friends star Matthew Perry who died aged 54 after accidentally drowning in his jacuzzi at home. The actor, who shot to fame as the sarcastic Chandler Bing in the seminal 90s sitcom, was found dead at his house in Los Angeles on Saturday after emergency crews were called at around 4pm local time. #friends #matthewperry #westvillage #westvillagenyc #rip ♬ snowfall (Slowed + Reverb) – Øneheart & reidenshi

Unë jam 58 vjeç dhe Matthew Perry ishte 54. Është e vështirë të humbasësh njerëz që janë në moshën tënde. Ti mendon se do të plakesh me ta”, tha Emabel Gund mes lotësh.

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit të dashur.

Top Channel