Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic analizoi barazimin 1-1 me Egnatian, ndërsa tregoi pritshmëritë me Dinamon.
Ivan Gvozdenoviç: “Do presim Dinamon në stadiumin Elbasan. Jam këtu javë për javë dhe them gjithmonë që kampionati është shumë i fortë. Shumë skuadra janë afër me tre-katër pikë diferencë. Çdo javë është shumë e rëndësishme, jemi për pikë.
Dinamo është një skuadër e mirë, ka cilësi brenda skuadrës dhe do përgatitemi mirë. Mendimi është të fillojmë 4/1, 4/1 ose 4/3/3, për mua ishim mirë edhe në pjesë të parë 4/3/3, kishim tre raste për gol, Egnatia shënoi gol sepse i ka cilësitë, më pas kur filloi pjesa e dytë filluam me formcaionin 3/5/2, prap ishim mirë dhe rrezikuam 20 minutat e fundit me një formacion 3/4/3.
Bravo lojtarëve për një reagim të mirë edhe nga pankina edhe nga formacioni. Nuk mund të them që kemi humbje të cilësisë sepse lojtarë si Lika, Uçe, Frenki, Pecani dhe Juri të cilët e ndihmojnë shumë skuadrën. Ishim me mungesë të Prençit si lojtar i formacionit, por nuk ishim keq.
Tani prap jemi bashkë, është plus për ne dhe do shikojmë. E thashë që skuadra është shumë e rëndësishme, Uçe filloi me formacion dhe luajti 45 minuta. Nuk jam shumë i kënaqur as shumë i mërzitur sepse kjo ishte për momentin maksimumi nga Uçe, por ai ndihmoi në pjesën e parë me mundësinë e tij.
Edhe Frenkit i dhamë një shanc dhe luajti mirë por jo vetëm ai edhe katër lojtarë të tjerë nga pankina i dhanë energjinë pozitive skuadrës dhe e merituam golin që bëmë. Mendonim se do ta fitonim ndeshjen ndërsa pjesën e dytë menduam të mbanim ekuilibrin. Skënderbeu shkon në Elbasan për pikë, filloi faza e dytë dhe unë e thashë që të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikët sepse diferenca është një fitore.
Të gjithë kemi presion por për mua është shumë, ndoshta edhe ne si trajnerë bëmë gabime por ne kemi nevojë për kohë dhe vazhdimësi. Është shumë e vështirë të fitosh gjithmonë me çdo skuadër. Nuk e kuptoj pse është ky opinion që kur fitojmë bashkë dhe kur humbim, humbin trajnerët dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri por në gjithë botën.
Ne do të vazhdojmë punën por do luftojmë. Me Egnatian donim të merrnin pikët por rezultati ishte 0-1 dhe kur përfundoi 1-1 e thashë që jam kënaqur me një pikë dhe varet edhe me Dinamon se si do të ecë.”
Top Channel