Ndeshja Inter-Roma, që u mbyll me rezultatin 1-0, solli një sërë diskutimesh si përpara ashtu edhe pas përfundimit të saj, kjo për shkak se tifozët besnikë të “zikaltërve” patën paralajmëruar se do e e prisnin ish-sulmuesi e tyre, Romelo Lukakun me vërshëllima bilbilash.
Mediet italiane kanë zbuluar episode të ndodhura gjatë kësaj përballjeje, që nuk janë kapur nga kamerat.
Trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho, i cili këtë përballje e ndoqi nga tribuna për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Monza-s, u ul në zonën e medies.
Megjithatë para se të ulej në vendin e ti, portugezi është dëgjuar t’ju thotë drejtuesve të Inter-it: “A keni ndonjë bilbil që mund të ma huazoni? Mund të jetë i dobishëm për mua”.
Top Channel