Macron thotë se ‘gjuha frënge është baza e kombit tonë’, teksa opozita e djathtë rrit mbështetjen (fotot)

30/10/2023 19:45

Teksa inauguronte sot në një event madhor kulturor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se gjuha frënge është ajo që ndërton unitetin e kombit, duke kërkuar të rifitonte simpatinë popullore mes avancimeve të opozitës së djathtë ‘Rassemblement National.’

Ai shprehej se koha e këtij inaugurimi kulturor ishte zgjedhur për të rritur unitetin në momentet që Franca po kalon, por kritikët thonin se ai përdor kartën e nacionalizmit për të përfituar politikisht ndaj opozitës se Marine Le Pen.

“Ky inaugurim është i rëndësishëm sepse gjuha frënge ndërton unitetin e kombit tonë dhe sepse ajo është gjuha e lirisë dhe e universalizimit”, tha Macron, duke shtuar se kohët që vendi po jeton, justifikojnë rëndësinë e projektit.

“Në një kohë kur po rilindin ndasitë dhe urrejtje të vjetra dalin në sipërfaqe, gjuha jonë frënge duhet të jetë ajo që na lidh që shpjegon marrëdhënien tonë me kombin e me republikën”.

“Kryeqyteti më i madh në botë që flet frëngjisht nuk është Parisi por Kinshasa. Gjuha jonë po flitet nga më shumë njerëz nëpër botë. Më shumë se 320 milionë bura e gra e ndajnë atë në të gjithë kontinentet”.

Macron vijonte lavdet e tij për tematikën e re të gjuhës duke përmendur figura të shquara të letërsisë frënge dhe të frëngjishtes në vendet koloniale, si dhe të përkthimeve të veprave frënge në gjuhë të ndryshme të botës.

Më tej në lidhje me inteligjencën artificiale ai tha se nuk duhet lejuar që ajo të mbetet në bazat konjitive të gjuhës angleze, prandaj “duhet punuar për ndryshimin e këtyre modeleve për të korrektuar preferencën ndaj anglishtes.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA