Ish-agjenti ‘i penduar’ britanik burgoset 13 vjet për sulmin me thikë ndaj agjentes sekrete të SHBA (fotot)

30/10/2023 18:14
Selia britanike e inteligjences GCHQ

29 vjeçari Joshua Bowles goditi disa herë me thikë agjenten e inteligjencës amerikane NSA që ishte duke punuar në selinë e inteligjencës britanike GCHQ.

Tashmë ish-agjenti britanik është burgosur 13 për tentativën e vrasjes së koleges amerikane në atë që autoritetet quajtën një sulm “i paramenduar dhe mizor”.

29 vjeçari kishte kryer sulmin ndaj gruas së paemëruar që po punonte në selinë britanike të inteligjencës GCHQ në Cheltenham pranë Londërs, në mars të këtij viti.

Bowles, i cili punonte më parë në GCHQ, nuk ishte më i punësuar aty në kohën e kryerjes së sulmit.

Gjykatësja Bobbie Cheema-Grubb tha sot se Bowles kishte kryer “një sulm të motivuar politikisht” që nxitej nga “tërbimi e zemërimi” ndaj punëdhënësit GCHQ.

Autori raportohet se kishte thënë në polici se inteligjenca e SHBA prej masës së saj, është kontribuesi më i madh në komunitetin e inteligjencës kështu që “viktima e sulmit ishte një objektiv simbolik, dhe se konsideronte po aq fajtor dhe GCHQ.”

Në gusht Bowles pranoi tentativën e vrasjes ndaj gruas së njohur vetëm si ‘99230’. Ai pranoi gjithashtu plagosjen ndaj një burri që kishte tentuar të ndalonte sulmin.

Gruaja kishte pësuar prerje në bark, në gjoks dhe në kofshë.

Para sulmit autori raportohet se kishte kërkuar në rrjet për vrasësin amerikan Ted Kaczynski, i cili kishte kryer një fushatë shpërthimesh nga viti 1978 deri në 1995.

Bowles raportohet se kishte kërkuar gjithashtu për sulme ndaj grave dhe për “supremacinë e bardhë”.

Në një tjetër prej intervistave në polici ai kishte thënë: “Sistemi është i manipuluar dhe komuniteti inteligjencës ndimon për të siguruar këtë manipulim. Këtë e kam kuptuar gjatë kohës që kam punuar në GCHQ.”

Prokurori Duncan Penny tha të premten në gjykatë se Bowles jashtë qendrës së inteligjencës në Cheltenham pasi kishte kërkuar për shtetasit amerikanë që punonin për agjencinë e inteligjencës NSA në selinë britanike të GCHQ.

Penny tha se motivimi i Bowles “demonstronte se dhuna kërkonte të nxiste zyrtarët britanikë të mos punonin nga afër me SHBA pasi sipas tij amerikanët intimidonin britanikët në GCHQ”.

Por avokati i Bowles, Tim Forte, tha se sulmi vinte prej izolimit të tij shoqëror dhe depresionit, të gjitha këto bashkë me zemërimin që kishte kundër GCHQ.

FOTO GALERI
3/3
Selia britanike e inteligjences GCHQ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA