Nuk ishte e lehtë për Leçe të zëvendësonte një lojtar si Morten Hjulmand, por në fund mendojmë se Pantaleo Corvino ia doli shumë mirë duke zgjedhur askënd tjetër përveç zëvendësimit të Lewis Ferguson (një tjetër blerje e dështuar e Pantës) në Aberdeen, padyshim që po flasim për Ylber Ramadanin.

Ecuria e futbollistit shqiptar deri më sot ka qenë mbi të gjitha pritshmëritë, deri në atë pikë sa të bën të mendosh “Hjulmand, kush?”, për tifozët e Leçes që me ironi harruan paraqitjet e ish-kapitenit të Verdhekuq.

Në një kohë shumë të shkurtër, Ramadani u bë udhëheqësi i heshtur i një dhome zhveshje të rinovuar, të përbërë nga të rinj të tjerë për të cilët shqiptari u tregua një udhërrëfyes i vërtetë dhe të cilëve u jepte këshilla, kryesisht për angazhimin dhe sjelljen që duheshin mbajtur në dhomën e zhveshjes.

Të gjitha cilësitë që janë bërë evidente jo vetëm te Leçes, tashmë kanë kaluar në Bar Commercio (tregu i transfertave) dhe në të vërtetë, kanë marrë rrugën drejt Milanos, drejt kuqezinjve dhe zikaltërve.

Sipas burimeve të mediave italiane, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është duke monitoruar personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27-vjeçar. Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë tek Leçe dhe Serie A dhe kjo aftësi për t’u përshtatur është e rëndësishme për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat evropiane.

17 shtatori i kaluar ishte mundësia e parë e Ausilios për ta parë live. Në stadiumin U-Power për Monza-Lecce, mesfushori i D’Aversa arriti performancën e tij të zakonshme të plotë në ndeshjen e cila përfundoi me barazim dhe në të cilën cilësitë e tij u theksuan në një kontekst ku skuadra ishte me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Baschirottos.

Takimi i dytë ishte në vend të kësaj me rastin Shqipëri-Bullgari. Ramadanin nuk pati mundësi ta shihte në aksion pasi trajneri Sylvinho e futi në lojë vetëm në minutën e 91-të kur zëvendësoi dikë që tashmë është lojtar i Interit, Kristjan Asllani.

Sa kushton sot Ylber Ramadani?

Vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Vlera e lojtarit sigurisht është rritur krahasuar me çmimin prej 1.2 milionë eurosh, shumë e paguar nga Leçe për ta blerë atë përgjithmonë nga Aberdeen. Sot lojtari, falë paraqitjeve të shkëlqyera, do të kishte dyfishuar të paktën çmimin e tij, por nëse zikaltrit e tuan në gjirin e tyre, duhet të prezantojnë një ofertë të ngjashme mer dyfishin apo edhe pak më tepër për të kaluar te formalitetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA