Dokumenti/ Malltezi nxjerr emrat e Majkos, Klosit dhe Angjelit për privatizimin e kompleksit “Partizani”

30/10/2023 23:30

Argita Malltezi në një intervistë ekskluzive në emisionin “Top Story” tha se ministri Anastas Angjeli i dërgoi kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrit të Sporteve, Blendi Klosi.

Malltezi: Shkresa numër 4533 datë 21.07.2005 i zotit Vangjeli dërgon kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrit të Sporteve Blendi Klosi. Këta i përgjigjen në 22 korrik një ditë më pas me shkresat përkatëse, janë të gjitha të cituara. Që në 2003 klubi Partizani ka dalë nga skema e përhapjes. Unë nuk jam eksperte, por skema e përhapjes nuk do të thotë që janë të gjitha pronat e ushtrisë në Shqipëri, janë ndoshta pikat ku përhapet ushtria, është i kufizuar si nocion. Nuk përfshihen të gjitha pronat e ushtrisë, për shembull, aktualisht lista e pronave të ushtrisë që prvatizohet ka 600 objekte,  këto objekte janë jashtë skemës së përhapjes. Sali Berisha nuk ka infuencuar në kthimin e pronës, nuk ka influencuar në nxjerrjen nga skema e përhapjes. Kjo është një pikë. T’i marrim ligjet…

Rakipllari: Unë e kam lexuar vendimin e gjykatës.

Malltezi: Nuk të bën përshtypje fakti që këta fshehin dokumente?! Aty thuhet që në 2003 ka dalë nga skema dhe pastaj u rrotullohen fjalëve për të krjuar përsëri konfuzion. Nuk thuhet se ka qenë në skemën e përhapjes, përkundrazi, vendimi thotë, nuk është shumë e qartë nëse ka qenë në skemën e përhapjes. Nuk ka qenë në skemën e përhapjes, dhe kush ëshë gjëja tjetër e pafalshme për një jurist, unë nuk arrij ta kuptoj se si arrin të manipulojë një jurist ligjin në këtë formë. Interpretohet dokumenti krejt ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA