21/12 18:48
AEK-u i Athinës siguroi fitoren e tretë radhazi në Superligën greke teksa mposhti me shifrat 2-0 në shtëpi, PAOK-un.
Vendasve iu mjaftoi nga një gol për pjesë me Pinedën që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të. Në fraksionin e dytë, u shënua edhe goli i dytë me anë të Eliasson në minutën e 54.
Avantazhi i dyfishtë i dhuroi qetësinë e duhur AEK-ut që më pas diti të menaxhonte më së miri rezultatin dhe në fund mori tre pikë të çmuara duke u ngjitur për momentin në vendin e dytë të klasifikimit me 20 pikë, dy më pak se kryesuesit e Panathinaikos.
Nga ana tjetër, PAOK rikthehet të humbasë pas pesë ndeshjesh teksa selanikasit mbajnë vendin e katërt me 17 pikë./ Super Sport
Top Channel