Orë ankthi dhe paniku total po kalon Luis Dias.
Sulmuesi i Liverpool mësoi të shtunën se prindërit e tij janë rrëmbyer me dhunë dhe nën kërcënimin e një automatiku në një pikë karburanti në Kolumbi. Keqbërësit ishin me motorë dhe me një plan të mirëmenduar për të rrëmbyer prindërit e Diaz.
Megjithatë, për fat të mirë presidenti kolumbian, Gustavo Petro lajmëroi se mamaja e Diaz është shpëtuar teksa grabitësit nuk kanë mundur të shkojnë larg për shkak të numrit të lartë të forcave të sigurisë që po merren me këtë rast.
Por, shqetësimi më i madh për Diaz mbetet fati i babait të tij, pasi sulmuesi nuk ka asnjë kontakt dhe informacion. Për momentin babai i Diaz rezulton i zhdukur me policinë që vijon operacionin për këtë vepër të rëndë penale.
Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit në Kolumbi i bëri thirrje autoriteteve ta zbardhin sa më shpejt këtë çështje e të zbulojnë vendndodhjen e babait të Diaz pa kursyer asnjë burim të policisë./ Super Sport
Top Channel