Sot në Top Channel u transmetua “Në kuadër të xhirimeve”, dokumentar kushtuar filmit shqiptar të rekordeve “Në kuadër të dashurisë” aty ku u transmetuan jo vetëm të pathënat e filmit, por edhe të aktorëve.
Por si nisi ideja e një filmi të parë si prodhim i Top Channel. Producenti Ledion Liço tregon se gjithçka erdhi krejt natyrshëm ku shumë bashkëpunëtorë të Top Medias u bënë bashkë, për të sjellë një produkt me sukses të garantuar.
“Ideja për të realizuar këtë film erdhi besoj krejt natyrshëm. Disa bashkëpunëtorë të kanaleve të ndryshme të Top Medias u bënë bashkë, mbase një manifestim i përbashkët dhe ndodhi. Vonoi pak kohë, por ndodhi. Unë nga natyra jam i udhëhequr nga dashuria. Më interesoi ky skenar se fliste për dashurinë në mënyrë autetinke, moderne, pa këto artificat romantike të bukura të Hollywood. Duke qenë se jetojmë në një kohë me rrjete sociale, me Tinder e histori të tilla, ky skenar më goditi.”-shprehet producenti Ledion Liço.
Gjëja më e rëndësishme që regjisori dhe skenaristi Koloreto Cukali donte të përcillte ishin hallet e përditshme, përmes dashurisë.
“Mblodha copa historie njerëzish, u përpoqa të shprehja një shqetësim urban. Mendoja hallet e përditshme që kemi ne. Gjithë ideja e filmit ishte për të dhënë dashuri, për të treguar histori dashurie, ndërkohë që përpëliteshim për të gjetur një titull, kjo faza “në kuadër të dashurisë”, vinte si natyrshëm në bisedë sepse ishte term i përdorur, “Në kuadër të lojës”- shprehet regjisori dhe skenaristi, Koloreto Cukali.
Por si lindi ideja e titullit të filmit?
“Shprehje e përdorur shumë gjatë lojës së Luiz Ejllit në Big Brother “Në kuadër të lojës”, duke qenë se filmi kishte histori dashurie, ne zgjodhëm pikërisht të bashkonim si një lojë e lezetshme PR, por si një mesazh të bukur me përmbajte. Ols Abazi ka një togfjalësh të shpikur për filmin, romedia e parë shqiptare”- tregon producenti Liço
“Romedi është një ngjizje mes romancës dhe komedisë. Këto janë aq shumë të lidhura me njëra tjetrën, sa menduam se kemi shpikur një zhaner të ri”- shprehet producenti Ols Abazi.
Për Olta Gixharin, eksperienca e re erdhi pas përvojës së jashtëzakonshme në Big Brother.
“Sapo mbarova eksperiencën time sfilitëse në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, më vjen një telefonatë nga Ledioni. Më tha kam një film dhe kam një rol të shkruar për ty, tha dua ta lexosh dhe dua të thuash “po”’. Jam në terrenin tim këtu, më të dashur për mua. U gëzova se pas një eksperience si ajo që kalova, hapi tjetër ishte filmi– shprehet aktorja Olta Gixhari e cila luan rolin e Jonidës.
Si e priti Luiz Ejlli kur pasi fitoi edicionin e dytë të Big Brother, do i futej një fushe të cilën nuk e dinte se do dilte me aq shumë sukses.
“Isha akoma me emocionet e Bigut kur dola, takova Ledionin dhe më dha para skenarin, tha do të jesh në një film. Unë duke qeshur i thash do bëj kolonën zanore, jo tha do jesh aktori kryesor. Duke mos më parë në sy tha do të jesh bashkëshorti i Oltës, ma tha ndër dhëmbë (qesh). E kam seriozisht tha. 90% ishte atëherë së disa elementë akoma nuk ishin vendosur.”- u shpreh Luiz Ejlli.
Luiz Ejlli, në rolin Besit si bashkëshorti i Jonidës ka qenë personazh jo i lehtë as për për pjesën tjetër të stafit, që siç tregon drejtori fotografisë, nuk i shmangej dot batutave të Luizit.
Edhe për Sara Hoxhën si eksperiencë e re, ashtu sikurse regjisori, edhe ajo është e surprizuar me perfomancën e saj në aktrim.
“Mua propozimi më erdhi nga Lori Hoxha, ishte surprizë sepse nuk kam pasur kurrë eksperiencë në këtë fushë dhe nuk e prisja. E bëra audicionin por isha në DWTS, isha shumë e fokusuar tek kërcimet e mia. Pasi mbaroi BB, produksioni kishte më shumë kohë, rashë prapë në kontakt me Lorin më thanë se vendi është akoma i hapur, erdha në audicion të dytë, bashkë me Roedin”- shprehet Sara Hoxha, për të cilin regjisori i filmit tha se ishte një aktore e lindur, e pazbuluar më parë.
Olta Gixhari (Jonida) tregon detaje nga filmi (për ata që nuk e kanë parë ende), se konflikti mes çiftit fillon kur ajo kërkon fëmijë, ndërsa Luiz Ejlli (Besi), nuk e do në mënyrë kategorike.
Roerd Toçe, në rolin e Kleidit tregon është natyrë poeme, pak aventurier, ndërsa Sara Hoxha në rol është një vajzë moderne që ndjek lumturinë e saj.
“Besniku është person që punon në organet e policisë, por në këtë film, është i ndërtuar brenda problemit familjar. Jemi shumë të këndshëm në rolet tona me Zamirën. “-shprehet Ndriçim Xhepa, i cili me bashkëshorten ka një marrëdhënie të konsumuar në rol.
Zamira Kita, me të njëjtin emër në rol tregon: “Zamira është një grua korçare nga ato gratë që do të duket, që nuk do që njerëzit të marrin vesh çfarë ndodh në familjen e saj. Besoj se Kolotero kur është ulur të shkruaj dhe ngjarjen e ka çuar në Korçë, ka menduar se Zamira do të jetë për mua, më ka qëndruar në kokë. Kam dashur shumë që të jem ndryshe. Kemi disa skena të pakta, por e gjithë lidhja është së bashku.”
Për Ledion Liçon, ka një moment që nuk e priste nga nëna e tij.
“Ime më, në 20 e pak vite që un kontribuoj në median shqiptare, nuk ka ardhur një herë të vetme për të parë një shfaqe një program, nuk ka ndodhur, kur mori vesh që djali saj do xhironte një film me idhullin e saj, Ndriçim Xhepën, më tha a do më ftosh edhe mua, mua sa s’më ra pika.’-tregon Ledioni.
Olta Dako, që prodhon komedi edhe pa tekst sipas regjisorit, ishte një vlerë shumë e madhe për filmin, ashtu sikurse edhe Besmir Bitrakun që ka vetëm dy skena në film, por do mbahet mend për ata që e kanë parë filmin.
Në role ka qenë aktorë të mëdhej si Olta Dako, Myzafer Ziflën, Sotiraq Bratko, Koço Qendro, që siç thotë regjisori i filmit, i kthyen rolet e vogla në role të mëdha dhe të jashtëzakonshme.
Për të parë skenat komike dhe ato të vështira në këtë film, mund të ndiqni dokumentarin e plotë, “Në kuadër të xhirimeve”.
Top Channel