Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Bylisi ia del edhe në Fier, dhe vazhdon të marshojë drejt Superiores.
Skuadra nga Ballshi fitoi 0-1 përballë Apolonisë, sukses që erdhi falë golit të Abazajt në minutën e fundit.
Me fitoren e sotme, Bylisi është ngjitur në kuotën e 25 pikëve, 7 më shumë se Vora e vendit të dytë, që mposhti 1-0 Korabin (Raboshta 90+3’).

Flamurtari doli pa pikë nga transferta me Burrelin, duke humbur 1-0. Matjanët iu falën golit të nigerianit Osikel për të marrë maksimumin kundër kuqezinjve nga Vlora.

Feston edhe Besa e Kavajës, që triumfoi 2-0 ndaj Luzit (Burgaj (aut), Mezani), ndërkohë që Lushnja fitoi 3-1 përballë Kastriotit (Tabaku, Leroux 2x / Silva). Sfida e fundit e javës së nëntë në Kategorinë e Parë, është AF Elbasani-Tomori, sot ora 17:00)./Supersport
Top Channel