Është kthyer tashmë një traditë mbajtja e recitaleve nga nxënësit e muzikës së shkollës “Besëlidhja” në Lezhë.
Nxënësi i kësaj shkolle Nikolas Gjoni, nën kujdesin e mësuesit të tij Berhan Kraja, u ngjit në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me recitalin e tij të parë me instrumentet e tij fizarmonike dhe piano.
“Që i vogël kur kam parë pianon jam ulur aty dhe e dashurova direkt pastaj fizarmonikë, kitarë. Kemi punuar shumë për këtë koncert që nga qershori për të ardhur deri tek dita e sotme”, tha ai.
Ky ishte një koncert me fizarmonikën në qendër të vëmendjes dhe që shoqërohej nga një ansambël harqesh, drejtuar nga Koncertmaester Lorenc Radovani.
A do të ketë një të dytë?
“Dua të shijoj këtë një herë, të shohim në të ardhmen”, tha ai.
Vitet e fundit, koncertet klasike në Lezhë janë bërë gjithnjë e më të shpeshtë, duke thyer kështu “tabutë” dhe të zakonshmen për qytetarët, që aq shumë i kërkojnë.
Top Channel