Në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, Fation Kuqari ka deklaruar se nuk do të dëshironte të kishte në shoqërinë e tij një person homoseksual.
Ky argument nuk është pranuar nga Erjola Doçi, e cila i bëri pyetjen e vështirë: Nëse djali yt do të ishte me seksualitet ndryshe, a do ta refuzoje?
Erjola Doçi: Ti a i pranon?
Fation Kuqari: Pjesë e shoqërisë time? Sigurisht që jo.
Erjola Doçi: Por pse kaq kategorik? Po nëse djali yt do të ishte me seksualitet ndryshe, edhe atë do ta refuzoje?
Belinda Drago: Fëmijë është tjetër gjë dhe në shoqëri është tjetër gjë.
Erjola Doçi: Po pse është tjetër gjë?
Fation Kuqari: Erjola, fëmijën dhe familjen nuk i zgjedh dot. Shoqërinë, ti ke mundësi për ta zgjedhur se me kë rri.
Nuk kam absolutisht asgjë kundër tyre, çdo njeri ka jetën e vetë. Unë i pranoj ata. Por edhe nëse nuk do t’i pranoja ata ashtu lindin, ashtu janë, ashtu ndihen në fund të ditës. Por nuk rri me ta sepse nuk kam çfarë muhabeti të bëj. Çfarë ti them, sa i mirë ky çuni?
Dea Vieri: Pse, i vetmi diskutim që ti bën me çunat është sa e mirë kjo goca? Me ata ti mund të diskutosh edhe për biznes, apo gjëra të ndryshme. Apo se ke frikë se mos të akuzojnë edhe ty se je i tillë nëse qëndron me ta. Sepse është kjo shprehja “më thuaj me kë rri, të të them se cili je”.
Fation Kuqari: Jo, tani më lërë të shpjegoj sepse po bëre pyetje, pyetje, pyetje nuk të kthej dot përgjigje.
Dea Vieri: Pse nuk i pranon afër?
Fation Kuqari: Po ti nuk po më lë pra… Ja të ta kthej përgjigjen. E para, ai për mua është seksi i kundërt pavarësisht se jemi dy meshkuj.
Eva: Pse ti nuk ke shoqëri me seksin e kundërt?
Fation Kuqari: Është tjetër gjë ajo. Unë nuk i pranoj personalisht.
Edi Manushi: Eva të mos e sulmojmë tani, të mos e sulmojmë Fationin. Ai ka mendimin e tij. Ti Fatjon je paragjykuar ndonjëherë si njeri ekrani?
Fation Kuqari: Për këtë gjë, jo. Ideja është këtu, të betohem në zot që nuk i paragjykojë për jetën e tyre. Thjesht në shoqërinë e ngushtë nuk i dua. Shiko, unë njoh edhe meshkuj gay. Janë pjesë e showbizzit. Janë të deklaruar që janë gay. Sigurisht që kam mirësjelljen t’i them “çkemi, si je”. Të jemi në të njëjtën tavolinë dhe të bëjmë një bisedë. Unë këtu po flas për shoqërinë e ngushtë. Në shoqërinë e ngushtë, nuk i dua. Unë shokët e mi të ngushtë i kam që nga fëmijëria, që 10 vjeç, çka do të thotë që i konsideroj pjesë të familjes. Dhe të them të drejtën, nuk di çfarë përgjigje të gjej nëse ai del pas 15 vitesh homoseksual vēlla. Nuk e di, realisht nuk e di se çfarë do të bëja.
Top Channel