Momente dramatike në kampionatin holandez në sfidën Nijmegen – Alkmaar.
“Ylli” i Nijmegen në Eredivisie, Bas Dost, u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutat shtesë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te futbollistët në fushë dhe të pranishmit në stadium.
Mjekët e të dyja skuadrave vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht duke se më e keqja është shmangur. Nga Holanda konfirmimet e para sugjerojnë se 34-vjeçari është i vetëdijshëm, gjithsesi është dërguar në spital për ekzaminime më të detajuara.
Dost ishte autori i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa në të 31-tën e dyfishoi rezultatin Mattsson. Pavlidis ngushtoi diferencën në 1-2 në pjesën e dytë.
“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të urojmë shërim të shpejtë, forca, Bas!”, ishte postimi i Alkmaarit në X (Twitter).
Teksa po largohej nga fusha me barela, Dost ngriti gishtin e madh për të konfirmuar si ishte mirë.
Gjithsesi, për shkak të traumës dhe frikës, ndeshja u ndërpre në minutën e 94-t. Organizatorët kanë vendosur që sfida përfundon me këtë rezultat (1-2)./SuperSport
Top Channel