Pasi u vendos në listë monitoruese në 2018-ën dhe për shkak të mosbashkëpunimit me institucionin kundër pastrimit të parave, MoneyVal, pjesë e Komisisonit Europian, në shkurt të 2020-ës vendi u fut zyrtarisht në listën gri.
Në këtë listë bëjnë pjesë vendet që kanë rrezik të lartë për pastrim parash dhe financimin e terrorizmit.
Por tre vite e gjysmë më pas, reformat e ndërmarra nga ekzekutivi, por edhe nga gjyqësori kanë bërë që Shqipëria të mos jetë më pjesë e këtyre vendeve.
Në një komunikatë zyrtare, MoneyVal bëri me dije arsyet kryesore, pse Shqipëria doli nga lista gri:
Task Forca e Veprimit Financiar, mirëpret përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Shqipëria forcoi efektivitetin e regjimit të saj për të përmbushur angazhimet në planin e saj të veprimit në lidhje me mangësitë strategjike që Task Forca identifikoi në shkurt 2020 lidhur me
(1) kryerjen e analizave shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të Pastrimit të parave dhe Financimti të Terrorizmit që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të gatshme; dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin
(2) duke përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike;
(3) krijimi i mekanizmave efektivë për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;
(4) sigurimin që informacioni i saktë dhe i përditësuar bazë dhe përfitues i pronësisë është i disponueshëm në kohën e duhur;
(5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra penale të huaja ose të palëve të treta;
(6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht nëpërmjet veprimeve të zgjeruara mbikëqyrëse dhe shtrirjes së synuar dhe proaktive.
Në këto kushte, Shqipëria nuk i nënshtrohet më procesit të monitorimit të shtuar të Task Forcës së Veprimit Financiar.
Top Channel