Mijëra njerëz bashkohen në protestën ‘e ndaluar’ pro-Palestinës në Paris (fotot)

28/10/2023 18:42

Mijëra demonstrues u bashkuan sot në marshimin “e ndaluar” në Paris në mbështetje të popullit palestinez, njoftojnë gazetarët e rrjetit vendas AFP.

Një kontingjent i madh policie bllokoi protestuesit në pjesën qendrore të kryeqytetit, edhe pse mes tyre kishte zyrtarë të zgjedhur me flamurë palestinezë, duke përfshirë dy deputetë.

Ka nevojë urgjente për armëpushim, për të ndaluar vrasjen e grave, fëmijëve e burrave”, tha në protestë zv. kryebashkiakia e Corbeil-Essonnes, Elsa Toure.

Goditjet ajrore izraelite kanë vrarë tashmë më shumë se 7,700 njerëz në Rripin e Gazës duke përfshirë tragjikisht me shumë se 3000 të mitur, thotë ministria vendase e shëndetësisë.

Në mitingun e Parisit, prezantuesja Samia Orosemane, mbante një pankartë me fjalët: “Ku ka shkuar humaniteti ynë?”

“Nuk është e drejtë që të ndalohet armëpushimi, që mijëra civilë të vdesin dhe askush të mos thotë gjë”, tha ajo.

Samia ankohej gjithashtu për zyrtarët francezë duke thënë se “në një vend me të drejta njerëzore, ne na ndalojnë të protestojmë,” tha ajo për rrjetin AFP.

Një gjykatë administrative dje mbrojti masën e ndalimit të protestave pro-Palestinës duke cituar si arsye “rrezikun e prishjes së rendit publik” mes tensioneve që sipas gjykatës lidheshin me “ngjarjet në Rripin e Gazës dhe rritjes së anti-semitizmit  në Francë”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA